Kalo te lënda

“Ramadan Muja sërish me keqpërdorime”

“Shpenzimet marramendëse për udhëtime zyrtare, Shpenzimet të pa kontroll të parasë publike dhe Shpenzimet e luksit”, janë të gjeturat dhe keqpërdorimet që janë duke u bërë nga kryetari i Komunës së Prizrenit.

Ky konstatim është nxjerrë nga raporti i organizatës Ec Ma Ndryshe, e cila ka monitoruar Komunën e Prizrenit që nga marsi i këtij viti.

Raporti gjashtë mujorë i cili është në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”, është shfaqur sot në një konference për shtyp dhe nga këtu është paralajmëruar edhe faza e dytë e projektit për monitorimin e ekzekutivit komunal në Prizren.

Raporti “Qeverisja e mirë nuk është fjalë goje” përmbledh punën gjashtë mujore të monitorimit në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”, i cili synon ngritjen e nivelit të transparencës lokale në vendimmarrje përmes monitorimit të ekzekutivit të komunës së Prizrenit dhe raportimin për praktikat e vendimmarrjes lokale.

Konstatimet e përgjithshme mbi transparencën lokale të raportit të nxjerrë nga kjo organizatë janë: “Rregullorja për Transparencë, joobligative për ekzekutivin, Vonesa të panevojshme për qasje në dokumente, Mbyllja e takimeve të kryetarit me drejtorët paraqet dëmtim të demokracisë, Shumë zyrtarë nën hetime, Qytetarët larg vendimmarrjes”, theksohet në raportin e kësaj organizate.

Ndërsa të gjeturat specifike të monitorimit nga organizata Ec Ma Ndryshe, përfshijnë kryetarin e Komunës, ku thuhet se: “Kryetari i komunës nuk ka plan vjetor të punës, Vendimet publikohen në formë të përgjithësuar, Drejtorët e shkollave, menaxherë të paaftë buxheti, Cilësi e dobët e investimeve kapitale në shkolla, Shërbime jocilësore shëndetësore, Rreth 80% e ndërtimeve nuk i përmbahen lejeve të ndërtimit, Qyteti i kulturës pa politika kulturore, Auditori konfirmon shqetësimet e shoqërisë civile për keq-menaxhim financiar, Degradimi urban i qytetit (hetime në urbanizëm), Degradimi urban i qytetit – raste konkrete (objekte të banimit kolektiv), Degradimi urban i qytetit – raste konkrete (Qendra Historike), Shpenzime marramendëse për udhëtime zyrtare, Shpenzimi i pakontrollë i parasë publike, Shpenzimet e luksit v gjendja socio-ekonomike e qytetarëve”.
Gjithashtu kjo organizatë për të adresuar të metat e përgjithshme të qeverisjes transparente, ka nxjerrë edhe disa rekomandime:  Amendamentimin e Rregullores për Transparencë, Anulimin e vendimit për  takimet e mbyllura të kryetarit me drejtorët, Ndërmarrjen e masave ndëshkuese ndaj zyrtarëve komunalë që shkelin Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, Publikimin e të gjitha akteve në formën e tyre preliminare si dhe përfundimtare në ëeb-faqen e komunës, Amendamentimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në raport me mbikëqyrjen e punës së kryetarit të komunës, Angazhimin më serioz të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për mbikëqyrjen e ligjshmërisë në komunën e Prizrenit, Promovimin e mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare, Rritjen e numrit të OshC-ve që monitorojnë qeverisjen lokale, Përfshirjen substanciale të qytetarëve në hartimin e buxhetit vjetor komunal, Raportim të rregullt medial të të gjitha veprimeve që bien ndesh me transparencën, Hetimin nga Prokuroria e Qarkut e të gjitha rasteve të raportuara të keqpërdorimeve, Funksionalizimin e Zyrës për Informim të komunës, dhe Themelimin e Zyrës për Hulumtime dhe Opinion Publik”./Indeksonline/

Lini një koment