Kalo te lënda

PDK, e ndarë rreth idesë së Limajt

Ideja e nënkryetarit të parë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Limaj për reformimin e brendshëm të partisë së tij, sipas modelit një anëtar një votë, ka lenë pa “frymë” disa nga anëtarët e këtij subjekti politik.

Megjithatë, ka të tjerë që e mbështesin këtë nismë të Limajt, sikurse shumë prej tyre e konsiderojnë të nevojshme që ky propozim reformator të diskutohet në forumet e partisë, shkruan “Zëri”.

Mirëpo, për dallim nga anëtarët e kryesisë së PDK-së, analistët në Prishtinë vlerësojnë se ideja e njeriut të dytë të PDK-së ka për qëllim vendosjen e diktaturës brendapërbrenda kësaj force politike.

Pavarësisht dallimeve që ekzistojnë rreth propozimit të fundit të shfaqur nga nënkryetari i parë të PDK-së, Fatmir Limaj, që partia e tij zgjedhjet e ardhshme t’i zhvillojë sipas modelit një anëtar një votë, megjithatë bashkëpartiaku i tij Hajredin Kuçi, i cili konsiderohet “krahu i djathtë” i kryeministrit Hashim Thaçi, ka thënë se një gjë e tillë do të diskutohet brenda strukturës partiake.

“Çdo ide do të diskutohet në forumet e partisë dhe aty do të vendoset rreth modelit që do të përdoret në zgjedhjet e reja partiake”, ka thënë për gazetën nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, i cili është edhe numri dy i Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Lini një koment