Ndërron jetë “profeti” i vetëshpallur
Sun Myung Moon, një profet i vetëshpallur jugkorean dhe udhëheqësi i Kishës së Unifikimit, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare.
Ai kishte thënë se në moshën 15-vjeçare i erdhi frymëzimi hyjnor dhe se që prej atëherë fliste me Zotin. Gjatë jetës, Moon pretendonte se miliona njerëz nga gjithë bota ishin anëtarë të kishës së tij, mirëpo ai shumë shpesh është kritikuar për përfitim nga profetizimet e rreme.
Kisha e tij e ka qendrën në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, ndërsa “profeti” gjatë jetës ka ndërtuar një perandori ekonomike, duke ngritur gazeta, fabrika armatimi, universitete dhe mensa e kompani ushqimore.
Praktikat e tij fetare ishin bërë të famshme nëpërmjet ceremonive masive të martesave, në të cilat me mijëra çifte lidheshin në martesë njëkohësisht duke mos e njohur njihnin njëri-tjetrin, pas një kombinimi të bërë nga kisha – pasi Moon thoshte se kombinimi i bazuar në kritere të panjohura për publikun, ishte një garanci për një martesë të shëndetshme.
Pasardhës i Sun Myung është shndërruar djali më i ri i tij, Hyung-jin Moon, ndërsa Kisha e Unifikimit ka shpallur 13 ditë zie. /Telegrafi/