Mbrojtja: Ndjekja e Bukoshit është kundërkushtetuese
Mbrojtja e ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, pretendon se çështja e ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës është kundërkushtetuese.
Kjo, meqë sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me imunitetet funksionale, del se Bukoshi në kohën sa ishte ministër i Shëndetësisë ka pasur imunitet në veprimet që i ka ndërmarrë, duke ushtruar funksionin e ministrit dhe brenda orarit të punës së tij, raporton jnk.
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka vazhduar seanca për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-ministrit Bukoshi, dhe tani së fundmi zëvendëskryeministër i Kosovës; ish-sekretarit të Përhershëm, Ilir Tolaj, dhe ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie, të cilët ngarkohen për 10 vepra penale, përfshirë shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, kërkim të ryshfetit, evazion fiskal e deri tek pengimi të mbledhjes së provave.
Seanca e konfirmimit të aktakuzës kundër 10 të pandehurve të mbetur në aktakuzë do të vazhdojë të mërkurën./Indeksonline/
Bukoshi duhet mei pranu te gjitha ato para nga Diaspora qe i ka mar ,kui kaqu qkakabo meto tash net asyetohet badihava se me miliona jan te mshehura prej kolektivit te tij duheni mei denu njerzt etill ai sosht i vetum .Por duhet edhe prej Kryeministrit e deri te mai fundit qe jan te Korruptuar kah ibonen me miliarda at pasuni te gjith duhet meidenu dhe meju marr pasunia me dorzu ne emer te shtetit na Diaspora punojm 30-45vite nuk e kemi at pasuni eketa te gjithe upasnuan mbas luftes por edhe qka asht ma keqja ne emer te Deshmorve u pasunuan e Familjet e tyre vuajn(Me nji lule sqel pranvera)
PëlqejeniPëlqejeni