Largohet ambasadori i lazdruar
Në fillim të muajit gusht, ishte bërë lajm publikimi i një fotografie të ambasadorit gjerman në Kosovë, Ernst Reichel.
Aty, ai shihej në shoqërinë e dy vajzave, e që në përshkrimin e fotos, ai ishte mburrur se “këtu nuk ke më pak se dy kurrë”.
E ende pa kaluar një muaj nga ky lajm, ambasadori Ambasadori I Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Reichel, ka konfirmuar se do të largohet nga Kosova.
Në njoftimin zyrtar të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë thuhet se Reichel do të kthehet në Berlin për të marrë atje përsipër një detyrë të re.
Në deklarimin e shkurtër zyrtar për media, ambasadori gjerman ka treguar se edhe pse do të kthehet në atdhe, nga ana profesionale do të mbetet i lidhur me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, raporton jnk.
Më tutje theksohet se Ambasadori Reichel po e lë Kosovën si një mik me shumë kujtime pozitive dhe me shumë simpati dhe respekt për vendin dhe qytetarët e tij.
Reichel ishte emëruar ambasador në Kosovë, në korrik të vitit 2011. /Indeksonline/