Kalo te lënda

Krasniqi: Nuk i kam ftohur raportet me Limajn

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka thënë se ai nuk i ka ftohur raportet me nënkryetarin e PDK-së, Fatmir Limaj, përkundër zërave të fundit se një gjë e tillë po ndodhë.

Krasniqi ka thënë se kjo mund të jetë dëshirë e dikujt, por nuk është e vërtetë.

“Realisht është dëshirë e dikujt nuk është e saktë nuk është e vërtetë”, ka thënë Krasniqi .

Ndërkohë, sa i përket ngërçit politik, ai ka thënë se liderët që kanë nënshkruar marrëveshjen për presidenten, duhet të mblidhen sërish pasiqë sipas tij, barra për situatën e krijuar, bie kryekëput mbi aktorët e kësaj marrëveshjeje.

“Në politikë shpesh marrëveshjet ju japin rrugë shumë zgjidhjeve prandaj një marrëveshje nëse marrëveshja e parë nuk ka dhanë rezultatet e duhura atëherë duhet të jetë një marrëveshje që krijon dhe lehtëson reformën zgjedhore”, ka thënë Krasniqi, për KTV-në.

Ai ka folur edhe për bisedimet me Serbinë, duke thënë se kjo nuk do të duhej të ishte tema që shqetëson qytetarët dhe politikën e Kosovës.

“E gjithë shoqeria kosovare i ka zhvendosë problemet e Kosovës në një problem të imagjinuar. Nuk janë bisedimet që thuhen se do bëhen mes Kosovës dhe Serbisë çështje kryesore dhe hall kryesor i politikës së Kosovës. Mendoj se Kosova ka shumë çështje më substanciale se bisedimet”, tha ai.

Lini një koment