Komandanti i ri i KFOR-it arriti në Kosovë
Gjenerali gjerman Walker Halbauer, i cili më 7 shtator do të marrë komandën e forcave paqësore ndërkombëtare në Kosovë, ka arritur në Prishtinë.
Gjeneral Walker Halbauer është komandanti i gjashtë i KFOR-it që nga vendosja e tij në Kosovë në qershorin e vitit 1999, shkruan koha.
Komandanti i ri i KFOR-it është lindur ë vitin 1955 dhe ka qenë shef forcave tokësore të Gjermanisë.