QKUK hedh në bërllok edhe barnat me afat!
Mungesa e barnave në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), nuk e ka penguar këtë të fundit që edhe ato pak barna që janë t’i hedhë ende pa u skaduar afati.
Burime të portalit ORAinfo.com bëjnë të ditur se të premten Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), ka zënë në “mat” QKUK-në duke i hedhur barnat me afat.
Me këtë rast AKPM ka njoftuar policinë të cilët kanë konfiskuar këto barna dhe kanë hapur rastin për hetim.
I kontaktuar nga portali ORAinfo.com, kryeshefi i AKPM-së, Arian Ahmeti nuk ka dashur të flas në lidhje me rastin. “Rasti është duke u hetuar nga Policia”. Ai na ka sugjeruar që për rastin të flasim me policinë, ndërkaq qëndrimin zyrtar nga AKPM ka thënë se mund ta marrim nesër.
Në anën tjetër edhe zëdhënësi i Policsë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se përgjigje lidhur me rastin mund të marrim të hënën.