Kalo te lënda

Pranohet edhe nga Serbët

Zyrtarët serbë më nuk do të lënë takimet rajonale ku do të jenë edhe përfaqësuesit e Kosovës. Qeveria serbe gjatë sesionit të sotëm ka miratuar një rregullore të re e cila lejon zyrtarët serbë të marrin pjesë në forumet ku do të përfaqësohet edhe Kosova.

Mirëpo, zyrtarët serbë do të marrin pjesë me Kosovën që përfaqësohet me fusnotë, raportojnë mediet serbe.

Sipas tyre, Kosova në këto takime, duhet të prezantohet në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Kosova në takimet rajonale do të paraqitet në mënyrë asimetrike duke u shoqëruar me dokumentin që sqaron fusnotën, edhe pse siç raportojnë mediet serbe, sqarimi i fusnotës “mund të mos qëndrojë edhe në këmbë”, që nënkupton se mund të jetë një dokument shtesë në tavolinën e secilit./Indeksonline/

Lini një koment