PD uron nxënësit
Një telegram urimi, për fillimin e vitit shkollor 2012-2013, ka ardhur edhe nga Partia e Drejtësisë e cila i uron në veçanti ata që ulen për herë të parë në bankat shkollore.
Në urimin e Partisë së Drejtësisë ndër të tjera shkruan:
“Me rastin e vitit të ri shkollor 2012/13 Dega e Tretë e PD-së në Prishtinë ju uron një vit të mbarë shkollor. Një urim të veçante kemi për fëmijët që ulen për herë të parë në bankat shkollore, me dëshirën më të mirë që të keni shëndetin e mirë dhe suksese në këtë rrugë të dijës. Le të jetë ky vit i mbarë për gjithë nxënësit, duke mos u diskriminuar edhe nxënësit që janë larguar për shkak të bindjeve fetare”, thuhet në telegramin e PD-së.