Kalo te lënda

Kastrati nuk ka të bëjë me të akuzuarit tjerë, thonë LDK dhe PSHDK

Malishevë, 2 shtator – Kryesia e degës së LDK-së në Malishevë të dielën e ka lëshuar një kumtesë për media në të cilën duke u bazuar në deklarimet e avokatëve që e posedojnë aktvendimin për fillimin e hetimeve ndaj kryetarit të kësaj dege Januz Kastrati, thotë se e

sqaron opinionin se “hetimet e ngritura ndaj tij nuk janë se ka qenë në bashkëveprim, bashkëlidhje dhe bashkëpunim me të akuzuarit tjerë”. “Andaj kryesia e degës së LDK-së së bashku me të gjitha nëndegët, FR dhe FG të LDK-së shprehim me të drejtë indinjatën tonë për arrestimin e një personaliteti të pastër politik i cili me veprimtarinë e vet

asnjëherë nuk ka qenë i korruptuar dhe i komprometuar”, thuhet në kumtesën e LDK-së. “Këtë e dinë mirë edhe qytetarët e Malishevës dhe më gjerë”, theksohet aty.  “Prandaj kryesia e degës së LDK-së me të gjitha strukturat e saj është thellësisht e bindur në pafajësinë e kryetarit të degës, Januz Kastrati dhe njëherësh kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta bëjnë lirimin sa më të shpejt të kryetarit tonë”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga nënkryetari i degës së LDK-së, Rrahim Morina.

Korrespondenti i Kohës Ditore po ashtu njofton se të dielën një reagim në lidhje me arrestimin e kreut të degës së LDK-së e ka lëshuar edhe kryesia e bashkësisë së degëve të PSHDK-së në Malishevë.

Lini një koment