Kalo te lënda

Isa Mustafa uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, uron të gjithë nxënësit, personelin arsimor për fillimin e vitit të ri shkollor 2012/13. Kryetari Mustafa uron në veçanti fatosat që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Në komunikatën dërguar medieve thuhet se Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit shkollor.

“Ne do të bëjmë gjithçka çka që është në dorën tonë që të ndihmojmë zhvillimin, avancimin e arsimit në Prishtinë dhe Kosovë. Arsimimi i të rinjve dhe investimet në shkolla të reja moderne në rrjet adekuat dhe me infrastrukturë përcjellëse: laboratorë, salla sportive, rrjet kompjuterik dhe internet; janë prioritet i prioriteteve të Komunës se Prishtinës”, thuhet në telegramin urues të kryetarit Mustafa.

Lini një koment