F1: Garë emocionuese në Belgjikë, triumfon Button (Foto)
Jenson Button i McLaren dominoi në Çmimin e Madh të Belgjikës që filloi me një përplasje masive e cila nxori jashtë loje që në kthesën e parë pretendentët për titullin kampion, Fernando Alonso me Ferrari dhe Luis Hamilton me McLaren.
Renditja në vendin e dytë e Sebastian Vettel me Red Bull, bëri që tashmë diferenca e kampionit të dyfishtë të botës me spanjollin që kryeson kampionatin të shkurtohet në 24 pikë.
Aksidenti në fjalë, nisi kur francezi i Lotus, Romain Grosjean, ia afrua Luis Hamilton dhe të dy makinat bënë kontakt me njëra-tjetrën. Të dy fluturuan mbi makina të tjera, duke sjellë eliminimin e Alonso dhe Perez, ndërsa Kobayashi e Maldonado u desh të hynin në bokse për të rregulluar makinat e tyre.
Aksidenti ndryshoi krejtësisht hegjemonitë e kësaj gare, pasi Button pa që pas krahëve të tij tashmë ishte Kimi Raikkonen me Lotus, dyshja e Force India, Hulkenberg e Di Resta, Michael Schumacher me Mercedes dhe dy pilotët e Toro Roso, Ricciardo e Vergne.
Button arriti që të shkëputej që në fillim nga ndjekësit, duke zhvilluar një garë perfekte me vetëm një ndryshim gomash, pët të marrë i pashqetësuar fitoren e tij të dytë sezonale pas asaj në garën e hapjes në Australi.
Pas tij u rendit Sebastian Vettel, i cili kreu gjithashtu një strategji mjaft të mirë me një ndalesë për ndërrim gomash, si dhe zhvilloi disa parakalime të njëpasnjëshme në fillimin e garës, duke arritur të mbajë vendin e dytë në podium.
Në vendin e tretë u rendit Kimi Raikkonen, i cili në ndryshim nga pretendentët e tjerë, kishte një strategji me dy ndalesa dhe u penalizua ndjeshëm nga një gjë e tillë.
Renditja e përgjithshme në “Formula 1”:
Fernando Alonso (Ferrari)
Sebastian Vettel (Red Bull-Reno)
Mark Webber (Red Bull-Reno)
Kimi Raikkonen (Lotus-Reno)
Luis Hamilton (McLaren-Mercedes)
Jenson Button (McLaren-Mercedes)
Niko Rosberg (Mercedes)
Romain Grosjean (Lotus-Reno)
Sergio Perez (Sauber-Ferrari)
Michael Schumacher (Mercedes)
Felipe Massa (Ferrari)