Video nga ngjarja me e madhe muzikore ne Ballkan
Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të luftërave ballkanike, Radio Televizioni shtetëror i Turqisë organizoi një spektakël të madh muzikor “Ballkan Fest” në të cilin mbledhen në një vend yjet ballkanike nga nëntë shtete.Ne kete spektakel te organizuar ne sheshin Maqedonia ne Shkup,morren pjesë:Irma Libohova nga Shqipëria, Shkurte Fejza nga Kosova, Sofia Papazokllu, Hristos Papadopullos nga Greqia, Esma Rexhepova dhe Ismail Lumanovski nga Maqedonia, Geprge Hristov dhe Teodosi Spasov nga Bullgaria, Hanga Palldum nga Bosnje Hercegovina, Suzan Kardesh, Shukri Tutkun dhe Serxhan Çari nga Turqia, Mirko Svenga nga Kroacia, si dhe Ksenija MIjatoviq.
Disa prej tyre erdhen për herë të parë në Maqedoni, ndërkaq që gjatë këndimit të tyre solo, ata u shoqëruan nga një orkestër e madhe simfonike nga Turqia, të përbërë enkas për këtë koncert nga ana e Televizionit shtetëror turk. Koncerti u incizue dhe u transmetue direkt nga Televizioni turk dhe nga televizionet edhe nga rrjetet e tjera televizive ballkanike./Kosovalbaner.com
http://www.youtube.com/watch?v=tO_-GF-CRJ8&feature=player_embedded&noredirect=1