Kalo te lënda

Sulmohet pjesëtari i AKI-së

Pjesëtari i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Ajet Osmanaj është rrahur të premten nga një qytetar në afërsi të stacionit të Policisë në Pejë.

Bëhet e ditur se sulmi ndaj Osmanajt ka filluar për shkak të një mosmarrëveshje që kishte ai me një qytetar. “Zënka kishte filluar në momentin kur Ajet Osmanaj kishte bllokuar rrugën me një automjet dhe ky ishte shkaktari i zënkës”, ka thënë burimi, njofton ora.info.

 

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se nuk posedojnë një informacion të tillë. Burime të sigurta bëjnë të ditur se Osmanaj aktualisht është pjesëtar i AKI-së, përderisa më herët ka qenë gardian i burgut.

Lini një koment