Kalo te lënda

S’ka yll për Kim Kardashian

Kim Kardashian vetëm mund të ëndërrojë për yllin me emrin e saj në Hollywood Walk of Fame.
Ky është sinjali që ajo ka marrë nga Oda e Tregtisë së Holivudit (Hollywood Chamber of Commerce), të cilët kanë thënë se “ajo ka nevojë të gjejë një punë të vërtetë artistike” së pari.

Ylli televiziv kishte thënë kohën e fundit se ajo kishte qëllim të shohë emrin e saj në bulevardin e Holivudit.

“Mendoj se ka qenë një citim, ku dikush thoshte se yjet  e “reality show” kurrë nuk do të marrin një yll në Hollywood Walk of Fame. Pra, sigurisht unë jam aq konkurruese sa që mendoj se do të ishte një arritje e madhe dhe një qëllim që çdokush do ta dëshironte”, kishte thënë ajo për mediat amerikane.

Lini një koment