Kalo te lënda

Serbia “ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës”

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Cedomir Jovanovic ka thënë se politika e re e Serbisë për Kosovën duhet të jetë e qartë dhe e liruar nga vetëcenzura për shkak të ‘rejtingut’ partiak.

Ai ka thënë se nuk duhet lëshuar ky moment, nga i cili mund të vendoset rruga e ardhshme e vendit.

Jovanovi në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, “Beta”, ka bërë thirrje për lënie anash të interpretimeve të ndryshme mbi fusnotat dhe të flitet për jetët e njerëzve, transmeton Rel.

“Përfundimisht duhet insistuar që e tërë çështja mos të shihet në kontekst se ‘çka duhet të sakrifikojmë’ për të marrë kandidaturën, por se si t’i lidhim këto dy procese se si përfitimet dhe zgjidhjet nga përvoja evropiane, nga reformat, të përdoren si mjet për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, mosmarrëveshjeve mes popujve tanë, të cilat nuk do të zgjidhen as duke i injoruar problemet, dhe as duke u kufizuar vetëm në marrëveshjet teknike”, ka thënë Jovanovic”.

Lini një koment