Kalo te lënda

PS refuzoi shoqërimin e Nishanit nё Kosovë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ftuar zyrtarisht opozitën për tu bërë pjesë e delegacionit shtetëror në vizitën treditore në Kosovë. Konfirmimi vjen nga sekretari i përgjithshëm i kreut të shtetit, Bardha Spahia. Ai bën të ditur se ftesa i është dërguar zyrtarisht kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, për emrin e deputetit të Kukësit, Asllan Dogjani, nisur nga fakti se në delegacionin e kreut të shtetit bënte pjesë vetëm deputeti i PD-së së Kukësit, Fatos Hoxha. Kjo zgjedhje shpjegohet nga Spahia me faktin se vizitën e parë jashtë Tiranës, Presidenti Bujar Nishani do ta bëjë pikërisht në qytetin e Kukësit dhe që është një zonë shumë pranë kufirit me Kosovën.

Por sekretari i përgjithshëm i Presidentit ka sqaruar më tej se deputeti i PS-së refuzoi të merrte pjesë në vizitën treditore të Presidentit në Kosovë.

Ky shpjegim i Presidencës hedh poshtë aludimet e PS-së se kreu i shtetit i dërgoi ftesë me ‘sms’ opozitës për tu bërë pjesë e delegacionit shtetëror në Kosovë. Mësohet se në mungesë të marrjes së një përgjigjeje, Presidenca nuk përfshiu më pas në delegacionin zyrtar asnjë deputet të opozitës.

Lini një koment