Kalo te lënda

Pas shkarkimeve, ekip i përkohshëm në Dubravë

Një ditë pas shkarkimit të drejtorit të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe transferimit të dy zëvendësdrejtorëve dhe udhëheqësit të sigurisë të kësaj qendre, në qendrat tjera korrektuese, të shtunën ka filluar punën ekipi i përkohshëm profesional, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë.

Kështu njofton Ministria e Drejtësisë përmes një kumtese për media.

Ekipi profesional i cili do ta menaxhojë Qendrën Korrektuese në Dubravë deri në zgjedhjen e stafit të ri me anë të konkursit, përbëhet nga Zyrafete Imeraj, udhëheqëse e ekipit, Naim Maloku, Ago Koliq dhe Muhamer Bikliqi anëtarë.

Po ashtu pjese e këtij ekipi është edhe një përfaqësues i Njësisë Korrektuese të EULEX-it.

Siç dihet këto veprime Ministria e Drejtësisë i ka marrë pas Raportit të komisionit të themeluar më datën 21.08.2012, ku janë gjetur lëshime në menaxhimin e punëve të administratës së lartë të kësaj qendre.

Lini një koment