Kalo te lënda

City fiton, Tevez shkëlqen (video)


Manchester City ka arritur kundër Queens Park Rangers (QPR) me rezultat 3:1.

Në ndeshjen e xhiros së tretë në Premier Ligë, kampionët aktual të Anglisë krijuan epërsi në minutën e 16’ përmes Yaya Toure.

Me epërsi minimale u përmbyll pjesa e parë, kurse në të dytën, mysafirët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 59’ përmes Zamoras.

Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë, sulmuesi boshnjak, Edin Xheko kthenë epërsinë e “Qytetarëve” pas asistimit te Carlos Tevezit.

Në minutën e dytë shtesë, argjentinasi Tevez vendos rezultatin përfundimtar 3:1

Pas tri xhirove, City ka dy fitore dhe një barazim, kurse QPR-ja dy humbje dhe një barazim.

Lini një koment