Çili, shtatzënë me një amerikano-latin?
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila së shpejti do të shfaqet në ekran në rolin e një vajze shtatzënë në filmin “Floorless”, duket se këtë gjendje po e jeton edhe në realitet.
Sipas “Panorama Plus”, Çili është shtatzënë, në muajin e katërt dhe fëmija është i gjinisë mashkullore. Këngëtarja ka kaluar këtë verë duke mos qenë shumë aktive në skenat muzikore dhe larg mediave, duke u përqendruar në biznesin e saj, butikun “Just Çiljeta” në kryeqytetin shqiptar.
Mendohet se këngëtarja këtë mungesë e ka bërë me qëllim të fshehjes se shtatzanisë, duke qëndruar larg vëmendjes së publikut.
Ndërsa, sipas revistës tjetër “Bluetooth” Çiljeta është duke jetuar një histori të re dashurie dhe ka nisur bashkëjetesën me një biznesmen të huaj. Origjina e djalit është amerikano- latine, por vendbanimi i tij është Franca.
Djali që i ka vjedhur zemrën bukuroshes shqiptare, thuhet të ketë ardhur në Shqipëri për një investim privat, por nuk dihet asgjë më shumë rreth karakterit që ka pasur. Profesioni i tij në fakt është arkitektura, por prej vitesh merret edhe me biznes. /Indeksonline/