Bunjaku i dhuron fitoren Kaiserslauternit me dy gola(video)
Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, ka shënuar dy gola në fitoren e rëndësishme, që skuadra e Kaiserslauternit e ka shënuar në udhëtim ndaj Dynamo Dresdenit në kuadër të xhiros së katërt të Bundesligës II gjermane.
Bunjaku luajti deri në minutën e 88 të takimit, kur u zëvendësua nga Linsmayer, ndërsa golat i shënoi në minutat 29 dhe 79. Për 90 minuta në këtë ndeshje u paraqit edhe mesfushori, Enis Alushi.
Pas këtij triumfi, Kaiserslauterni tani mban pozitën e katërt në renditjen e Bundesliga II, me tetë pikë të mbledhura, dy fitore dhe dy barazime.