Bajrami: Festë dhe sfida
Kryetari i Komisionit për Ndryshime Kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë, nuk duhet ta frikësojë askënd.
Ai ka thënë se të gjithë duhet të jemi krenar me këtë proces, pasiqë sipas tij, kjo po arrihet falë pjekurisë politike dhe institucionale.
“Askush nuk duhet të frikësohet nga përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Të gjithë duhet të ndjehemi krenarë me përfundimin e këtij procesi. Falë pjekurisë politike dhe insticuioan, Kosova me plot meritë po bëhet shtet me sovranitet të plotë”, ka thënë Bajrami për Epokën e Re.
Ai ka shtuar se Kosova, duhet të ndjehet krenare edhe për aleatët e miqtë e saj të qëndrueshëm.
“Kosova duhet të ndjehet krenare për miqtë aleatët e qëndrueshëm ndërkombëtarë, të cilët do t’i rrinë përsëri afër.Pas 10 shtatorit lajmi për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë do të merret seriozisht nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai.
Bajrami ka përmendur edhe sfidat që e presin Kosovën më tutje.
“Integrimi i veriut, konsolidimi dhe avancimi i shtetit brenda dhe jashtë do të mbeten sfidat kryesore”, ka thënë ai./Indeksonline/