Kalo te lënda

Vendimi i gjykatës, i dha të drejtë RTV Mitrovica

Gjykata Komunale në Mitrovicë në përgjigje të padisë civile ka urdhëruar Komunën e Mitrovicës t’i kthej OJQ “Mitrovicës,” përkatësisht Radio Mitrovicës dhe TV Mitrovicës, të gjitha pajisjet dhe dokumentacionin  e konfiskuar me datën 17 Korrik 2012. Po ashtu Gjykata ka urdhëruar Komunën e Mitrovicës që të ndërpres të gjitha punimet e aktivitetet në lokalet e shfrytëzuara nga  RTV Mitrovica deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës.

Ndërsa prokurorja e EULEX-it Elisa Francesca MORETTI, në përgjigje të padisë penale  kundër  kryetarit të Mitrovicës Avni Kastrati, Drejtorit të Inspeksionit  Lulzim Zeqiri, Drejtorit të Urbanizmit Mehdi Bala, pronarit  Kompanisë “Burimi” dhe komandantit  të stacionit të policisë në Mitrovicë Avni Zabeli, për pjesëmarrje në aktivitet të organizuar kriminal kundër Radio e TV Mitrovicës, për fazën fillestare, e ka referuar lëndën në prokurorinë publike komunale si dhe në inspektoratin e Policisë në Prishtinë./Indeksonline/

Lini një koment