Kalo te lënda

Tri kushtet e BE –së Serbisë për Kosovën

Beograd, 31 gusht – Kushte formale për marrjen e datës së fillimit të bisedimeve të Serisë për anëtarësim në BE janë marrëveshjet e Kosovës me Serbinë për rrymën dhe telekomunikacionin si dhe suspendimi i institucioneve serbe në veri të Kosovës, ka deklaruar shefi aktual i ekipit serb për dialog me Kosovë, Borislav Stefanoviq, i cili njëkohësisht ka shfaqur dyshimin se këto tema do të zgjidhen në kuadër të dialogut teknik.

Ai supozon se, siç ka thënë për “Danas”, nëse fillojnë bisedimet politike, ato do të merren me manastiret dhe kishat, veriun Kosovës, veriun dhe pasurinë e të drejtat e serbëve në pjesën jugore.

– Mendoj se kryetari Nikoliq do të ulet me Jahjagën ose kryeministri Daçiq me Thaçin dhe ata do të bëjnë marrëveshjen kornizë, ndërsa do të dialogun do ta udhëheqin ekipet e tyre, ka thënë Stefanoviq.

Stefanoviq ka përkujtuar se gjatë dialogut është biseduar edhe për të pagjeturit, komunikacionin ajror, energjetikë, telekomunikacion, kishat dhe manastiret.

Tema  e të pagjeturve dhe ajo e komunikacionit ajror vetëm është prekur, sepse pala prishtinase nuk ka dashur të bisedohet fare për to. Stefanoviq ka shtuar se Edita Tahiri nuk ka dashur të flitej as për eksterritorialitetin apo për të drejtat speciale të manastireve  në pjesën jugore, pasi ajo ato i konsideron trashëgimi të Kosovës.

– Kur e pyeta se çfarë mendon për 17 marsin 2004, Edita ka thënë: “Ai ka qenë incident që e kemi dënuar e kishat edhe i kemi meremetuar:, ka thënë Stefanoviq

Lini një koment