Kalo te lënda

Titan nuk largohet nga Kosova

Zyrtarët e kompanisë SharrCem kanë thënë për Telegrafin se nuk janë duke u larguar nga Kosova. Ata raportin e mediave për largim e kanë quajtur vetëm spekulim, me qëllim të dëmtimit në reputacion dhe imazhin e Titan Group, përkatësisht kompanisë për prodhimin e çimentos SharrCem. Kjo e fundit aktualisht ka të punësuar 500 punëtorë dhe ka investuar në pajisje për mbrojtjen e mjedisit mbi 8 milionë euro. 

Veprimtaria dhe puna e prodhuesit të vetëm të çimentos në Kosovë ka bërë që SharrCem të jetë nja nga partnerët më të vlerësuar dhe më të  besuar në komunitetin përkatës, të jetë një nga punëdhënësit më tërheqës në vend duke punësuar kështu mbi 500 punëtorë dhe mbi 200 kontraktor dhe të jetë një shembull në implementimin e parimeve të përgjegjësisë shoqërore korporative. Gjithashtu në SharrCem janë investuar mbi 8 milionë euro për pajisjet për mbrojtje të mjedisit”, është thënë në përgjigjen e zyrës për marrëdhënie me publikun në këtë kompani.

Sipas tyre, të gjitha këto fakte, janë indikator dhe përgjigje për thashethemet mbi largimin e Titan Group nga Kosova. “Titan Group nuk po e shqyrton mundësinë të largohet nga Kosova dhe të shesë SharrCemin”.

“Për më tepër, duhet të njoftohet publiku se SharrCem nuk është në pronë të çfarëdo kompanie, por  është pjesë e Titan Cement – kompani kjo me renome botërore në industrinë e çimentos, e listuar në berzë për më shumë se 100 vite, me aksionar edhe IFC të Bankës Botërorë dhe me fabrikat më të mëdha të cilat shtrihen në 9 shtete duke përfshirë edhe SHBA-në”, theksohet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Lini një koment