Kalo te lënda

Përmendorja e Adem Jasharit në Tiranë për 100 vjetorin e pavarësisë

Nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, Murat Jashari, ka bërë të ditur se më 28 Nëntor, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe 57 vjetorit të lindjes se Adem Jasharit, në Tiranë do të zbulohet përmendorja e tij.

“Në këtë 100 vjetor do të zbulohet shtatorja e Adem Jasharit, e cila do të vendoset në një nga sheshet e Tiranës”, ka deklaruar Jashari, transmeton koha.

Sipas tij, autor i përmendores është skulptori i njohur Mumtas Dhrami, i cili e ka punuar edhe përmendoren, e cila është e vendosur në qytetin e Skenderajt.

Lini një koment