I konfirmohet aktakuza
Ish drejtorit të spitalit të Gjilanit, Xhavit Hajdarit, në Gjykatën Komunal të Gjilanit, edhe zyrtarisht, i është konfirmuar aktakuza për korrupsion, e cila është mohuar nga Hajdari.
Në aktakuzën e ngritur thuhet se Xhavit Hajdari ka kërkuar përfitim material në shumën prej 2000 eurove nga pronarja e kompanisë “Toni”, raporton Express.
Sipas saj, më 19 korrik 2012 në restorant “Bujana”, Xhavit Hajdari në cilësinë e drejtorit ekzekutiv ka kërkuar përfitim material për vete, respektivisht nga e dëmtuara Sevdije Demolli, pronare e kompanisë “Toni” në shumën prej 2000 eurove në mënyrë që mos t`ia ndërpresë të dëmtuarës kontratën e themeluar për pastrimin e objekteve në spitalin e Gjilanit.