Eksportet Shqipëri-Kosovë në rënd të dytë
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Kosovën kanë ardhur gjithmonë duke u forcuar në vitet e fundit.
Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, që lidhi direkt dy shtetet, por edhe embargoja e vendosur përkohësisht ndaj Serbisë, rriti në mënyrë të veçantë eksportet dhe importet mes dy vendeve.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për gjashtëmujorin e parë të vitti 2012 llogariten 373 mijë ton mallrat të eksportuara drejt Kosovës, që zënë përkatësisht 19.2 për qind të totalit. Në vend të parë qëndron Italia, shtet ku të cilit eksporten më tepër mallrat shqiptarë.
Ndërkaq, sipas të dhënave nga ministria e Bujqësisë, duket se eksportet e Shqipërisë me Kosovën kanë zëvendësuar ato me Greqinë, duke u renditur të dytat. Gjatë viteve 2010-2011 është vënë re një riorientim drejt Kosovës, ku eksportet zënë 7.4% të totalit të eksporteve të Shqipërisë. Ndërkaq, heqja e tarifave doganore me vendet e rajonit ka rritur ndjeshëm shkëmbimet tregtare të vendit.
Thjeshtimi i proçedurave doganore në shkëmbimet tregtare mes vendeve te rajonit do të realizohet deri në vitin 2015, si një nga prioritetet e CEFTA-s. Këto procedura do të përfshijnë liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë për produktet bujqesore me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Sërbinë, Bosnjen, Kroacinë dhe Moldavinë.