Kalo te lënda

Ahtisaari, Ischinger, Wizner… në Kosovë

Në ceremoninë e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, të paralajmëruar se do të ndodhë më 10 shtator, mediat njoftojnë për pjesëmarrjen në të të kontribuuesve të pavarësisë së Kosovës, Martti Ahtisaari, Wolfgan Ischinger dhe Frank Wizner.

Por pohohet se nuk do të mungojë as ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.

Sipas Kosovapressit ish presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili edhe pse jo fizikisht, nëpërmjet një videolinku do të mbaj një fjalim. Po sipas këtij burimi si mysafirë të Pieter Faith-it do të jenë rreth 30 delegacione me në krye drejtorët për Evropën.

Lini një koment