Zgjedhën tre anëtarët e parë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me vota të fshehura zgjodhën tre anëtarët e parë të Këshillit të Pavarur për Media. Drita Begolli, Xhemail Krasniqi dhe Shefki Ukaj, janë tre më të votuarit nga 106 deputetët e Kuvendit të Kosovës në raundin e parë. Për plotësimin e numrit të mjaftueshëm te anëtarëve të KPM-së, deputetët do të votojnë edhe njëherë pasi që kandidatët tjerë nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.