Tmerr, e sulmon gruan me sopat
Dhuna në familje ka marrë përmasa shqetësuese kohet e fundit. Një rast i rëndë mësohet se ka ndodhur këtyre ditëve në Gllogoc. Indeksonline mëson se, viktimë e dhunës ishte një grua ku bashkëshorti i saj e kishte sulmuar rëndë me sopat në kokë.
Viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe e njëjta ndodhet e shtirë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Policia e Gllogocit ka arrestuar bashkëshortin e viktimës ku i njëri me urdhër të prokurorit ndodhet në paraburgim. Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor në Gllogoc.