Të pagjeturit – plaga më e rëndë e luftës së fundit!
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar sepersonat e pagjetur janë një nga plagët më të rënda të luftës së fundit në vendin tonë.
Me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, presidentja ka thënë se çështja e të pagjeturve është një trashëgimi e dhimbshme e luftërave në rajon dhe posaçërisht në Kosovë, një prej çështjeve që kërkon angazhimin e plotë dhe të pakursyer të të gjithë faktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
“Institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të pushojnë së angazhuari derisa të zbardhet fati i secilit person që u mungon tash e sa vjet familjarëve dhe ato vazhdimisht po angazhohen që të gjithë kriminelët të dalin përpara drejtësisë”.
“Çështja e të pagjeturve është një nga çështjet më të rëndësishme që do të dialogohet me Serbinë dhe ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me përparësi”, thuhet në një deklaratë për media të presidentes së Republiikës. /Telegrafi/