Kalo te lënda

Serbia e gatshme për marrëveshje të përhershme me Kosovën

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ka deklaruar të enjten se kushti kryesor për fitimin e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE është përmirësimi i dukshëm dhe i qëndrueshëm i raporteve me Kosovën, ndërkaq me këtë rast nënkryetarja e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjesic ka deklaruar se udhëheqja serbe është e gatshme që nëpërmjet dialogut më të lartë politik, të arrijë marrëveshje të përhershme me shqiptarët në Kosovë dhe se kjo do të ishte faktor i stabilitetit dhe i paqes në rajon.

Fule pas takimit me Grubjesic ka kërkuar që Serbia t’i zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Këto komente ai i bëri në Bruksel, pas takimit me nënkryetaren e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjesic. Siç njofton Rel, ajo ka pohuar se udhëheqja serbe është e gatshme që nëpërmjet dialogut më të lartë politik, të arrijë marrëveshje të përhershme me shqiptarët në Kosovë dhe se kjo do të ishte faktor i stabilitetit dhe i paqes në rajon.

Fule ka theksuar rëndësinë që Serbia t’i plotësoj të gjitha kushtet nga fusha e drejtësisë dhe t’i harmonizoj ligjet me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Lini një koment