Kalo te lënda

Rishikim të teksteve të historisë që nxisin urrejtje

Zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri ka kërkuar ndryshimin e teksteve të historisë për shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë.

Plani i shpalosur nga ministri Neziri parashikon që në vitet e ardhshme të përgatiten kurrikula të reja sa i përket teksteve të historisë duke hequr përmbajtjet që për komunitetin shqiptarë dhe komunitetet tjera janë të pa pranueshme.
Sipas tij, librat e historisë në të ardhmen duhet të promovojnë një bashkëjetesë multi-etnike në Republikën e Maqedonisë.
“Është  momenti i fundit që një herë e përgjithmonë politika mos të përzihet në përgatitjen e teksteve shkollore. Ai shtoi se është koha  të ulen bashkërisht edhe historianët maqedonas edhe ata shqiptarë të përpilojnë një histori të përbashkët duke gjetur elemente të përbashkëta nga dy historitë. Tashmë 21 vite përballemi me probleme dhe nuk po arrijmë të gjejmë zgjidhje. Koha është të shkruhen libra shkollor që nuk do të na ndajnë, por do të na bashkojnë”, theksoi Neziri.
Ai shtoi nevojën e zhvillimit të politikave konstruktive  në drejtim të afirmimit dhe gjetjes së gjuhës së përbashkët për të bërë histori të cilën edhe fëmija shqiptarë edhe fëmija maqedonas, edhe ai turk, vlleh dhe boshnjak të mësoj një histori të përbashkët sepse jetojmë në një shtet multietnik.
Ka kohë që shqiptarët në Maqedoni kërkojnë rishikimin e teksteve shkollore, cilat përpos gabime të shumta teknike, përmbajnë dhe fyerje për kombin shqiptar, etiketuar si popull i egër, i zbritur nga malet. (INA)

Lini një koment