Kalo te lënda

Një 83-Vjeçar Vdes Pasi Bie nga Lartësia

A. Durmishi, 83-vjeçar, banor i Lagjes së Dytë në Skenderaj, ka gjetur vdekjen, pasi është rrëzuar derisa po e ujiste pllakën e shtëpisë në ndërtim.

Njësitë policore të stacionit Skenderaj, të enjten në mëngjes, janë informuar lidhur me rastin dhe kanë dalë në vend të ngjarjes. Ata kanë takuar viktimën A. Durmishi, të shtrirë për tokë dhe pa shenja jete, ka njoftuar Besim Hoti, zëdhënës i policisë rajonale.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në bazë të raporteve hetimore të policisë, besohet se viktima ishte duke ujitur pllakën e katit të parë të shtëpisë në ndërtim e sipër, me ç’rast besohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe është rrëzuar për tokë.
Hetuesit  e drejtorisë rajonale të Policisë në Mitrovicë nuk kanë identifikuar elemente të mundshme për vepër penale ndërsa rasti është kualifikuar si vdekje aksidentale.
Me vendim të prokurorit publik i cili është informuar lidhur me rastin, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.

Lini një koment