Misioni juaj lidhet me nevojën e qytetarëve
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa të enjten ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit të mirë në mes të dy vendeve dhe kryeqyteteve
Për nder të vizitës se presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, asambleja komunale e Prishtinës ka mbajtur një mbledhje ceremoniale, ku para këshilltarëve të asamblesë, presidenti Nishani ka mbajtur një fjalë rasti.
Presidenti Nishani duke iu drejtuar asamblistëve të kryeqytetit, ka thënë se e kupton shumë mirë punën e tyre dhe përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve, pasi që edhe vetë ai karrierën e tij politike e kishte filluar si anëtar i Këshillit të Bashkësisë në Tiranë.
“Qe jam sot midis jush për t’u takuar së bashku por edhe për të uruar juve në punën tuaj në kontributin tuaj, në shërbim të qytetarit, qytetit në shërbim të komunitetit, në shërbim të çdo familje të Prishtinës. Jam në vizitën e parë si president i Shqipërisë, jashtë vendit, në Kosovë. Ka qenë një dëshirë e hershem që një vizitë e tillë zyrtare ta bëja në Kosovë. Këtu midis jush e ndjej veten njësoj si në Tiranë, midis bashkëpunëtorëve të mijë”, tha presidenti shqiptar Nishani.
Ai tha se jam i bindur në përgjegjësinë që ju e keni. Fatmirësisht e ndjej që sa e rëndësishme është puna dhe misioni i juaj. Për mua, të zgjedhurit e pushtetit lokalë nga ana e qytetarëve ka ngarkesën dhe përgjegjësinë shumë të madhe, sepse puna e tyre, kontributi i tyre është i lidhur me çdo hallkë, me çdo problem, me çdo nevojë të qytetarit nga mëngjesi deri në darkë.
Presidenti Nishani ka thënë se eksperiencat e dy anshme, janë një gjë e mirë për të arritur angazhimin e asambleistëve tuaj lokal.
“Jam e bindur se edhe bashkëpunimi juaj me qytete tjera si Tirana, apo bashki tjera është një nevojë dhe një interes i përbashkët”, ka thënë presidenti Nishani.
Ndryshe, Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa të mërkurën në mbrëmje ka shtruar një dark për presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani
