Kalo te lënda

Kuçi e vlerëson të pamenduar mirë largimin e LDK-së

Zëvëndëskryeministri dhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, tha se LDK-ja nuk e ka menduar mirë largimin nga Komisioni për reforma zgjedhore. Sipas tij, nëse kjo parti dëshiron të marrë pjesë në reforma demokratike duhet të marrë pjesë edhe në reformën zgjedhore. Në një deklaratë për Radio Kosovën, Kuçi, thotë se zgjedhjet nuk janë afër, kështu që sipas tij, nuk do të ketë krizë, raporton koha.

“Nuk ka asnjë lloj krize sepse zgjedhjet nuk janë afër, dhe ka kohë që LDK të kthehet në tryezën e bisedimeve. Bllokimi nuk ndihmon për çështjet për të cilat kërkohet konsensus dhe reforma zgjedhore është çështje që kërkon konsensus. Paramendoni që pas tre muajsh dikush tjetër të bllokojë. Por, sidoqoftë, Kosova ka ligj zgjedhor, e ka bazën e saj legale dhe kurdo të mbahen zgjedhjet nuk do të ketë problem. Në jemi ithtar që LDK-ja të merr pjesë, por kjo nuk e rrezikon mosmbajtjen e zgjedhjeve tjera dhe as nuk e rrezikon skenën politike”, thotë zëvendës-kryeministri, Hajredin Kuçi./Indeksonline/

Lini një koment