Jahjaga e vendosur: S’jap dorëheqje
E pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp, pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte kategorike: Nuk jap dorëheqje.
Ajo sqaroi se është e përkushtuar të respektojë Kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi, të cilat as ia lejojnë, as parashohin dorëheqjen e presidentit. Madje, siç u shpreh ajo, as në marrëveshjen politike dhe në amendamentet kushtetuese dorëheqja nuk është paraparë.Sipas saj, nëse do të jepte dorëheqje, vendi do të futej në krizë institucionale./Indekaosnline/