Kalo te lënda

Gastrabajterët’ mbajnë ‘gjallë’ ekonomitë e Ballkanit

Mërgimtarët konsiderohen si fuqi masive blerëse në vendet e Ballkanit ku harxhojnë mijëra euro e valuta të tjera, me rastin e nevojave të ndryshme gjatë pushimeve verore dhe dimërore.

Bizneset e ndryshme theksojnë se qarkullimi i parave të mërgimtarëve, ka bërë që ata megjithatë të kursejnë paratë e fituara, për të përballuar sezonit tjetër të vjeshtës dhe dimrit, kur sipas tyre paralizohet biznesi dhe aktiviteti i tyre i punës, për shkak se krizës së qytetarëve.

Në Maqedoni për një vit nga mërgimtarët derdhen para në vlerë prej gjysmë miliardë dollarë, shumë kjo e cila e rritë trendin e pranisë së valutës së huaj.

Sipas analizës së portalit “makroekonmija.org në vitin 2011 vlera e remitencave në Maqedoni në vitin 2011 ka arritur në 435.000.000$.

Sipas këtyre statistikave Maqedonia renditen në vendin e 97 në rang botëror. Serbia renditet e 33-ta në botë, me një fluks prej 3, 719.000.000 $, ndërsa vendi i 48 i takon Bosnjë dhe Hercegovinës me 1, 959.000.000 $.

Kroacia renditet në vendin e 70 me 1, 262,000,000 dollarë, Sllovenia radhiten në vendin 99 me një fluks prej 410.000.000 dhe Mali i Zi në vendin e 106 me dërgesa prej 301.000.000 $.

Sipas kësaj analize , Bosnja e Hercegovina dhe Serbia janë ndër vendet më pak të zhvilluara në Evropë, ndërsa ajo që befason është Shqipëria e cila radhitet në vendin e 23.

Remitencat kanë rëndësi të madhe për mbijetesën sociale dhe amortizimin e tensioneve tjera në shoqëri. (INA)

Lini një koment