FSK, ushtri e sukseseve
Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) përfundoi me sukses ushtrimin “Reagimi ndaj krizave”, që u mbajt në poligonin ushtarak Krivollak të Maqedonisë.
Ky është zbarkimi i parë i FSK-së jashtë vendit për këso lloj ushtrimesh. FSK-ja tregoi se është e përgatitur me personel dhe pajisje të nevojshme për të zhvilluar këso lloj ushtrimesh me karakter ndërkombëtarë për “reagim ndaj krizave”.
Për të përcjellë ushtrimin e kontingjentit të FSK-së, të mërkurën në Krivollak ishin edhe ministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, gjeneralët Zymer Halimi dhe Nazmi Brahimaj, oficerë të KFOR-it, pjesëtarë të Gardës Nacionale të Ioëas, këshilltarë të Ekipit Këshillues të NATO-s, etj.
Ministri Çeku, pasi përshëndeti të gjithë oficerët dhe ushtarët, vlerësoi lartë punën e pjesëtareve të FSK-së në këto ushtrime. “Qëllimi i këtij ushtrimi është që t’i ushtrojmë, por që edhe t’i zbatojmë në praktikë të gjitha procedurat e dërgimit të forcave jashtë vendit. Ai shtoi se qëllim tjetër qëllim tjetër i këtij ushtrimi ishte edhe forcimi i marrëdhënieve në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë dhe FSK-së”.
Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati tha se kjo është një përvojë e mirë për pjesëtarët e FSK-së, dhe, sipas tij, objektivi i këtij ushtrimi është realizuar ashtu siç ishte planifikuar. “Ne gjatë këtij ushtrimi i kemi realizuar të gjitha proceduarat e mundshme, si: pika të komunikimit në mes Maqedonisë-Tiranës dhe Prishtinës, etj”/standardi.info