(freskim) Deklarata fyese kundër shqiptareve nga ana e deputetit belg, Jurgen Verstrepen shkaktoi reagime të shumta.
Në profilin e tij në twitter, ai i përgjigjet reagimit të një shqiptareje, e cila shkruan në pseudonimin @AlbanianGirl11.
Në mesazhin e saj, vajza shqiptare ndër të tjera i shkruan; “…dhe kini mendjen më shumë tjetër herë për atë që thoni për shqiptarët”.
Dhe Verstrepen i është përgjigjur menjëherë, duke i thënë: “OK, nuk ka problem. Më vjen keq se ndoshta e keni stigmatizuar, por nuk ishte ky qëllimi”.
Verstrepen kishte deklaruar “se duhet te mblidhen para për të paguar një shqiptar të vrasë pedofilin”, raporton gazeta Panorama.
Thirrja e tij është bërë pas lirimit të ish-bashkëshortes së një pedofili vrasës në Belgjikë, shpallur bashkëfajtore me të.
I shoqi akuzohej për dhunimin e tetë fëmijëve dhe vrasjen e disa prej tyre. Sipas mediumeve të huaja, ish-bashkëshortja e Marc Dutroux u lirua pas 6 vjetësh të kaluar në burg.
Me tej, duke iu bashkuar protestave ndaj gruas, ai ka deklaruar se “Po, do e bëjmë, do e vrasim atë, por jo me shqiptarë, sepse ata janë tepër të shtrenjtë, ne do paguajmë një të droguar, i cili do e bënte krimin vetëm për të pasur pak drogë”
—————————————————————————————
Një deputet belg ka shkaktuar polemika të shumta, pas lirimit të ish-bashkëshortes së një pedofili vrasës në Belgjikë, i cili kishte dhunuar tetë fëmijë dhe vrarë dy prej tyre.
“Do mbledhim para për të paguar një shqiptar për ta vrarë këtë bishë”, ka thënë deputeti belg, Jurgen Verstrepen për këtë rast, për të vijuar më pas duke thënë se, “po do e bëmë një gjë të tillë, por jo me shqiptarët për shkak se ata e kanë pazarin e shenjtë, do paguajmë një të droguar që do e bënte për një çikëz drogë”.
Deklarata e tij është bërë në Twitter she ka shktuar reagime si një deklaratë raciste.
Pas deklaratës, një person me pseudonimin “AlbanianGirl11” i ishte kundërpërgjigjur atij, duke i thënë se, “nëse doni mund ta bëni vetë këtë gjë. Herës tjetër mendohu mirë kur të flasësh për shqiptarët”.
Më pas ai duket se është tërhequr, për të thënë se “Ok, pa problem. Më vjen keq se ndoshta ju stigmatizova por nuk ishte ky qëllimi”.
Michelle Martin u lirua pas 6 vitesh burg pasi u shpall bashkëfajtore për krimet e ish-bashkëshortit Marc Dutroux. Ajo do të kalojë edhe 14 vite në një manastir ku do të vëzhgohet 24 orë, gjë e cila do të kushtojë më shumë se 95 mijë paund në muaj.
Ka qenë pikërsht kjo gjë që ka sjellë reagimin e deputetit konservator, i cili është qortuar nga kolegët e vet dhe kryeparlamentarja e rajonit të Felmish, e cila tha se këto çështje duhet të diskutohen në Kuvend.
Ndajeni këtë me të tjerët:
Të afërta
Botuar nga guximi
mire se vini
Shihni tërë postimet nga guximi