Kalo te lënda

Deklaratë raciste e deputetit belg për shqiptarët

Bruksel, 30 gusht  –  “Do mbledhim para për të paguar një shqiptar për ta vrarë këtë bishë”. Kjo ka qenë deklarata e një deputetit të parlamentit të Belgjikës. Jurgen Verstrepen, ka lëshuar këtë deklaratë të tillë diskriminuese për shqiptarët pas lirimit të ish-bashkëshortes së një pedofili vrasës në Belgjikë, i cili kishte dhunuar tetë fëmijë dhe vrarë dy prej tyre. Ish-bashkëshortja e tij u lirua pas 6 vitesh burg pasi u shpall bashkëfajtore për krimet e Marc Dutroux. Ajo do të kalojë edhe 14 vite në një manastir ku do të vëzhgohet 24 orë, gjë e cila do të kushtojë më shumë se 95 mijë paund në muaj, transmeton “Shekulli”.Verstrepen iu bashku disa demonstruesve të cilit ishin mbledhur në shenjë kundërshtimi ndaj lirimit të bashkëshortes së pedofilit duke reaguar nga profili i tij në “Tuiter”. Por më vonë 46-vjeçari nuk është përpjekur të ndreqë gabimin por i ka hedhur benzinë zjarrit. “Po do e bëmë një gjë të tillë, por jo me shqiptarët për shkak se ata e kanë pazarin e shenjtë, do paguajmë një të droguar që do e bënte për një çikëz drogë”, ka thënë ai.

Por duke iu përgjigjur një profili me emërtimit “AlbanianGirl11” Verstrepen ka kërkuar ndjesë duke u shprehur se “Ok, pa problem. Më vjen keq se ndoshta ju stigmatizova por nuk ishte ky qëllimi”. “AlbanianGirl11” i ishte kundërpërgjigjur atij: “Nëse doni mund ta bëni vetë këtë gjë. Herës tjetër mendohu mirë kur të flasësh për shqiptarët”. Pas postimit diskriminues ndaj shqiptarëve, prokurorët kanë kërkuar ta marrin në pyetje dhe Verstrepen është paraqitur vullnetarisht për këtë gjë./koha/

Lini një koment