Thaçi: Na duhet pjekuri politike
Kryeministri Hashim Thaçi, thekson se pjekuria dhe uniteti politik e qytetar, kanë qenë vendimtarë në përmbylljen e suksesshme të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Nën drejtimin e Kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar tri projektligje, dy koncept-dokumente për hartimin e projektligjeve dhe shtatë vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
“Pavarësia e plotë nënkupton edhe përgjegjësi të plotë. Tani e tutje edhe më shumë duhet të kemi përkushtim për përmbushjen e reformave demokratike shumë të nevojshme për realizimin e qëllimit tonë për anëtarësim në NATO dhe BE. Tani të gjithë duhet të angazhohemi në këtë objektiv. Demokracia nënkupton participim e jo bllokim” ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij të hapjes në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës
Kryeministri Hashim Thaçi, në fjalën e hapjes është shprehur se “Tanimë Kosova po hyn në një fazë të rëndësishme të forcimit dhe konsolidimit të saj. Përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë është dëshmi e qartë e pjekurisë së institucioneve të Kosovës dhe përgjegjësive të plota të saj. Pjekuria dhe uniteti politik e qytetar, kanë qenë vendimtar në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi. Reformat kanë qenë po ashtu faktor i rëndësishëm që kemi bërë të kemi një vlerësim pozitiv ndërkombëtar”.
“10 shtatori është fitore e konsensusit tonë të brendshëm, është sukses është festë për gjithë qytetarët e Kosovës. Ju falënderoj juve për punën që keni bërë, gjithë autoritetet lokale, gjithë spektrin politik për kontributin për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë” ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.
“Pavarësia e plotë nënkupton edhe përgjegjësi të plotë. Tani e tutje edhe më shumë duhet të kemi përkushtim për përmbushjen e reformave demokratike shumë të nevojshme për realizimin e qëllimit tonë për anëtarësim në NATO dhe BE. Tani të gjithë duhet të angazhohemi në këtë objektiv. Demokracia nënkupton participim e jo bllokim” ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij të hapjes në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës./standardi.info