Shpata e Skënderbeut në Tiranë për 100-vjetorin
Berisha në mbledhjen e qeverisë bëri të ditur se me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë do të sillen në Tiranë armët e Skënderbeut. Për këtë ai tha se është rënë dakord për qeverinë austriake.
“Kemi dy projektvendime për kthimin e armëve të Skënderbeut në Muzeun Kombëtar me rastin e 100-vjetorit për një kohë të caktuar në mënyrë që qytetarët të mund t’i vizitojnë t’i shohin nga afër armët e princit tyre të përjetshëm”, u shpreh kreu i qeverisë.