Kusari-Lila: AKR-ja nuk do të shkaktoi krizë institucionale
AKR-ja në asnjë moment dhe ne asnjë çast nuk do ta qoi vendin në pozitë të vështirë. AKR-ja nuk do të shkaktoi krizë institucionale, thotë zëvendëskryeministrja kosovare me kompetenca për ekonomi, Mimoza Kusari-Lila.
“Ne kemi qenë ata që i kemi gjykuar partitë e tjera politike kur kanë krijuar situata të krizës. Institucionale”, ka thënë Kusari për “Epoka e Re”.
Ajo ka thënë se tani është çasti që të ketë mbështetje institucionale kur bëhet fjala për dialogun me Beogradin.
“Dialog me Serbinë duhet të ketë. Një, integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Dy, pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm. Dhe, tre, institucionet kosovare janë sovrane për vendim-marrje në këtë vend. Këtë e dinë edhe pushtetarët në Serbi, por nuk mund ta pranojmë publikisht”, ka thënë Kusari-Lila.