Kalo te lënda

Klani “Sekiraça”, kryen plagosje për hakmarrje (VIDEO)

(E plotësuar) Burime të Indeksonline kanë bërë me dije se në sulmin e armatosur që ndodhi sot në qender të Prishtinës, të dyshuarit kryesor janë Shpend Bobaj dhe Agron Emini. I fundit është familjar i Enver Sekiraçës dhe është person i dyshuar në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.

Indeksonline sjell foton e Shpend Bobajt.

Fisnik Vitija, (1982) ka mbetur i plagosur si pasojë e sulmit me armë zjarri nga disa persona. Dyshohet se sulmuesit i takojnë klanit të Sekiraçes dhe rasti ka ndodhur për motive hakmarrje.

Të shtanat me armë janë degjuar rreth orës 12 e 30 në rrugën “Rexhep Luci”. Policia ka konfirmuar plagosjen e një personi, mirëpo nuk ka dhënë informacione më të hollësishme. Mësohet se sulmuesit kanë shtënë nga një veturë e tipit “Mercedes” ndërsa edhe viktima iu është pergjigjur me armë.

I plagosuri është dërguar në QKUK dhe gjendja e tij shendetësore është jashtë rrezikut për jeten. Në vendin e ngjarjes ndodhen shumë forca policie të cilat po merren me hetimet. Një pistoletë ka mbetur në mes të rrugës e cila po egzaminohet nga forenzika e policisë. Nuk raportohet për të arrestuar. /Indeksonline/

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=lzscvwi_5xI

Lini një koment