Hasani: Kushtetuesja nën presion politik
Enver Hasani e ka quajtur presion politik vlerësimin e Komisionit për ndryshime kushtetuese dhënë të martën, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e presidentit ishte joprofesional.
Deputetët e këtij komisioni kanë kritikuar një vendim të gjykatës që drejton Hasani, me të cilin hidhet në ujë më shumë se gjysma e punës së tyre disamujore në amendamentimin e aktit më të lartë juridik të shtetit.
“Kritikat që vijnë nga trupat politikë që nuk kanë legjitimitet të një organi kushtetues, nuk janë veçse një presion politik në punën e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Enver Hasani në një prononcim për koha ditore./Indeksonline/