Kalo te lënda

Bllaca: Buja ka lidhje me serbë

Nazim Bllaca pas përplasjes me kolegun e tij në Shërbimin Informativ të Kosovës, Naim Miftari, ai sot vjen me diçka tjetër. Protagonisti i letrës që sapo ka arritur në redaksi, është kryetari i komunës së Lipjanit, Shkuri Buja.

Më poshtë mund ta gjeni reagimin e Bllacës i cili është i përcjellë edhe me disa pyetje drejtuar, kryetarit të tij, Shukri Bujës.

Reagim kundër akuzave publike të Shukri Bujës

Z. Buja, si u bë që liruat nga burgu i UÇK-se serbin  e  që prindi  i   tij   ju liroi  juve  më 1994-ën?

Unë Nazim Bllaca, anëtar i skuadrës së vrasjeve të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe autor i një vrasjeje, e përcolla me kujdes kryetarin e  komunës  sim,  Shukri Bujën në intervistën e tij që ia transmetoi Televizioni Publik (RTK-ja)

Nga kjo që përcolla, informatat e faktet që kam për  veprimtarinë e Shukri Bujës, që tash mund të konstatoj se z.Buja  nuk është si Komandant Vegeta” i Shtimes ( e kam fjalën për Fahredin Gashin-Farukun) po është biber edhe më i zi .

Atë e liroi nga burgu në vitin 1994 një serb, e Buja u bë “djalë i mirë” kur u bë Komandant i UÇK-së duke e liruar djalin e po atij  serb  nga burgu i Llapushnikut, në korrik 1998

Kjo dhe asgjë më shumë është   krejt  ilegaljaja e z.Buja, për të cilën Televizioni Publik ia fali dy emisione.

Me këtë reagim publik i drejtohem z.Bujës duke i thënë që: “Po, është e vërtetë që unë me shokët e mi, që sot po zhvillohet procesi gjyqësor në Bllaca II, kemi bërë shitblerje të tokave me serbet, mirëpo jo në vitin 1999 apo 2000 kur ti si Komandant Zone i UÇK-ës   i fillove i pari që të zhvillosh tregti me serbët, ku edhe sot i gëzoni lokalet në qendër të Ferizajt. Këto lokale z.Buja së pari i uzurpove e pastaj i bleve.

– Z.Buja bëhu fer dhe trego se të kujt kanë qenë ato lokale? – Si re ne kontakt paslufte me pronarët e tyre? – Sa vite u pagove qira serbëve më të rrezikshëm në Ferizaj, që ishin pronarë valid të lokaleve që ti ende i ke në pronësi? Kaq sa i përket shitblerjeve dhe alashveresheve tua me serbët në vitin 2000, ndërsa unë dhe shokët e mi morëm mësim nga ti, z. Buja, dhe disa shokë tu dhe filluam të bëjmë biznes në vitin 2003.

Z. Buja, në dy emisionet   e  tu fal hapësira nga Televizioni Publik për ta reklamuar kontributin   tuaj   thatë  edhe çështje që s’po mundem   kurrqysh   ti   lidhi   logjikisht.

Z.Buja, nëse keni lindur me 27 gusht 1966  u befasova se kishi luajtur rol kyç në demonstratat e  marsit të v. 1981 edhe pse me përllogaritje të thjesht i bie që ju atë kohë të keni qen veç një çun  bile pa I mbushur  14 vjet

-Rol  kyç  me veç 14 vjet?!

z.Buja në emision e anashkaluat njërin ndër udhëheqësit kryesor të demonstratave të vitit 1981, Agim Bllacën, që të ndjerin e kam familjar dhe për dallim nga ju, që ishit i lindur në fund të vitit 1966, ai ishte 1960-ësh

E kuptojmë   ne familja Bllaca pse e anashkaluat   Agim Bllacen dhe rolin e tij në vitin 1981.

Z. Buja nëse ju keni të drejt të thoni  në vitin 2003 — se UÇK-ja ka arrestuar njerëz në vitin 1998 — se për arrestime e vitit 1998 ishin   në dijeni   ushtaraket  e  lartë të  UÇK-se dhe  SHIK-u — se të gjith të  arrestuarit ja keni dorëzuar Fatmir Limajt… po pse z. Buja Bllaca të mos flas me emra konkretnë  në vitin 2011 ?!

Ju tashmë e keni pranuar që të gjith të  arrestuarit   ia dorëzonit Fatmir Limajt, që drejtpërsëdrejti keni pranuar edhe që keni arrestuar njerëz të cilët përfunduan të vrarë!

Dije z. Buja, unë, Nazim Bllaca nuk po them se ja kam dorëzuar Fatmir Limaj të arrestuarit që përfunduan të vrarë,por ty  ti   kam dorëzuar z.Buja!

Ne emision thatë se  po  ti kisha në  atë  kohe  provat  që  sot  janë   publike   kunder  Farukit  do  të  kisha  veprue  ndryshe  gjatë  arrestimit  të  tij   por mos harro se edhe ju z.Buja jeni me i zi se “Komandant Vigeta”.

Ndoshta   edhe ju z. Buja keni qen i përgatitur për ta rrënuar figurën e Fatmir   Limajt  në  vitin  2003

Ju e dini mirë z.Buja ku e kam fjalën!

Me respekt: Nazim Bllaca   autorë   I  disa  arrestime  të  korrikut e gushtit  1998

P.S

(Letra është e pa redaktuar)

1 Koment »

Lini një koment