Kalo te lënda

Arrestohen 3 të dyshuar në lidhje me prostitucion

Prizren: Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, njësia në Prizren, ka arrestuar tre persona, një mashkull dhe dy femra, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “mundësim i prostitucionit” dhe “marrje me prostitucion”.

 

“Gjatë hetimeve është kuptuar se të dyshuarit kanë bashkëpunuar mes vete dhe u kanë ofruar shërbime seksuale në këmbim të të hollave personave të ndryshëm në rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Sipas tij, të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Kosovës.

 

Të tre personave të dyshuar u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh, bën të ditur policia.

Lini një koment